Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shprehur shqetësim për zjarret që kanë përfshirë pyje dhe toka bujqësore në Podujevë, Istog, Pejë, Ferizaj dhe komuna të tjera, duke theksuar se këto zjarre paraqesin rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin e qytetarëve.
Ai ka kërkuar mobilizimin urgjent të institucioneve përkatëse për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të ndihmuar banorët e prekur.
Mustafa ka apeluar për solidaritet dhe përgjegjësi, duke theksuar se mosveprimi mund të ketë pasoja të rënda.Ai ka falënderuar zjarrfikësit, policinë dhe vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur qytetarët.