Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

    06/07/2025 10:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kriza politike në Kosovë ka mbërthyer vendin mes dy opsioneve, formimit të institucioneve të reja ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë situatë, partitë politike dhe analistët kanë qëndrime të kundërta për mënyrën e rrugëdaljes nga bllokada.

    Në koalicionin LVV-Guxo-Alternativa insistojnë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, mirëpo thonë se nëse vazhdohet situata aktuale, edhe zgjedhjet mund të shihen si zgjidhje.

    Dy partitë e tjera, PDK dhe LDK, thonë se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme nuk i konvenojnë vendit, mirëpo që janë të gatshme edhe për një gjë të tillë.

    Ndërkohë, analistët politikë zgjedhjet e reja i konsiderojnë të pashmangshme, në bazë të krizës dhe polarizimit të tejskajshëm ndërmjet partive politike.

    Kosova, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka formuar institucionet e reja. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të legjislativit që do t’i hapte rrugë pastaj formimit të qeverisë.

    Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 42-të në konstituimin e Kuvendit. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo që nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

    Kryetarja e Alternativës, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se nëse zgjidhen trupat e legjislativit si parakusht për daljen nga kriza, atëherë qeveria Kurti III, sipas saj, do të formohet pasi numrat për shumicë të thjeshtë ekzistojnë.

    Mirëpo, ajo nuk tregon se cilët deputetë të tjerë do të votojnë pro, për dallim nga zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, e cila në gjashtë votime mori mbështetjen vetëm të 57 deputetëve.

    “Në rrethanat aktuale unë besoj se është formimi i qeverisë Kurti III, nuk besoj se është shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, nëse vazhdon situata… Sa i përket ekzekutivit, numrat për qeverinë Kurti III janë dhe është e mundur formimi i një qeverie me mandat të ri. Mbetet të shihet, por duhet të tejkalohet kjo procedurë e konstituimit të Kuvendit, e cila u zgjat padrejtësisht ndaj qytetarëve dhe proceseve të tjera që po ngecin. Ne nuk mund t’i shtyjmë të votojnë përkundër që e kanë obligim të votojnë përfaqësuesit e opozitës së deri tanishme”, deklaron Kusari-Lila.

    Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë për KosovaPress se vendit nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja, megjithatë, ai shton se nëse nuk ka zhbllokim të krizës politike, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

    “Kosovës, ekonomisë dhe situatës politike dhe strategjike të Republikës së Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet. Por Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme në çfarëdo situate, si kurrë më parë, e mobilizuar dhe përgatitur”, thotë ai.

    Kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit është nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri.

    Ai deklaron për KosovaPress se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë Haziri, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj.

    “Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, potencon Haziri.

    Mirëpo, analisti politik, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, si pasojë e barrikadimit të partive politike, sidomos edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.

    “Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme për shkak të bllokadimit të palëve dhe sidomos të partisë së parë. Duhet potencuar se përgjegjësia më e madhe është vetëm e partisë së parë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë kushtetues e juridik. Ata duhet t’i japin zgjidhje, pasi nuk janë të aftë për t’i dhënë zgjidhje. Kur kryeministri në tentativë nuk është i aftë për të bërë një kryetar të Kuvendit, imagjino për gjëra të tjera komplekse. Mendoj se zgjedhjet nuk do të ndryshojnë shumë, por do të japin një frymëmarrje më të lehtë”, thotë ai.

    Koalicioni i Lëvizjës Vetëvendosje, Lëvizjës Guxo dhe Alternativa, si të parët në zgjedhje, kanë të drejtën e propozimit të kryekuvendarit, mirëpo e propozuara e tyre, Albulena Haxhiu, në gjashtë raste në votim të hapur, nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post. Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i kësaj partie, Avni Dehari, ka marrë vendim që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet në votim të fshehtë.

    Një gjë e tillë nuk po pranohet nga partitë që deri tani ishin në opozitë, duke thënë se agjendën e seancës konstituive, ku parashihet votimi i hapur, e ka votuar kryesia e vjetër e Kuvendit dhe nuk ka të drejtë ta ndryshojë Dehari.

    Të njëjtat nuk po votojnë për formimin e komisionit verifikues, pasi sipas tyre, ai është antikushtetues./KP

    Artikuj të ngjashëm

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Të Fundit

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.