Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Zamoras, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria të Spanjës, raporton GazetaDemos.
Siç raporton e famshmja gazeta spanjolle Marca, në këtë rrugë ka ndodhur një aksident i rëndë.
Si pasojë e këtij aksidenti, Marca gjithashtu raporton se ka vdekur futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota.
Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, dhe u përfshi nga zjarri, si pasojë e të cilit viktimat edhe humbën jetë.
Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë dhe të dy lojtarët mbeten të vdekur.
DETAJE SHTESË:
🚨 Dos jóvenes fallecen en un accidente en la A-52 (Palacios de Sanabria).
— Diputación Provincial de Zamora (@DiputacionZA) July 3, 2025
🚒 Interviene el Parque de Bomberos de Rionegro del Puente (Zona Norte del Consorcio de la @DiputacionZA)
🔥 El vehículo se incendió y las llamas se propagaron a la vegetación.
🖤 Tenían 28 y 26 años. DEP. pic.twitter.com/tqEhIS6iiY