Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para seancës së re të Kuvendit, i cili ka theksuar se Vetëvendosje nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm egon e vet politike, shkruan Demos.
Sipas tij, kjo tashmë është e pakuptim, ngase sot është seanca e 40-të që po vijmë dhe pa ndonjë rezultat konkret.
“Duhet vullnet politik që të ecet përpara, në të kundërtën nuk do të arrijmë rezultat që të konstituohet Kuvendi”, tha mes tjerash Zemaj.