Një akt heroik ka ndodhur dje në Skenderaj, ku qytetari Salih Zajmi ka shpëtuar jetën e një fëmije 4-vjeçar, duke u vënë në rrezik vetë për ta shmangur një tragjedi të mundshme.
Ngjarja ndodhi në një rrugë të qytetit, kur fëmija kishte dalë papritur në rrugë, ndërkohë që një veturë po afrohej me shpejtësi.
Zajmi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reagoi në çast dhe ndërhyri për ta larguar fëmijën nga rruga, duke i shpëtuar jetën.
Në një intervistë për GazetaDemos, Zajmi tregoi emocionet që përjetoi pas ngjarjes:
“Për mua kjo ishte sikur të shpëtoja fëmijën tim. Pas 15 vitesh pritje, kam pasur fëmijë dhe e di sa shumë vlen jeta e një fëmije. Nuk hezitova asnjë sekondë.”
Ai tha se familja e fëmijës ende nuk po e beson fatin e mirë që nuk ndodhi tragjedia:
“Janë shumë të shqetësuar, ende nuk po u besohet që fëmija i tyre është pranë tyre dhe i sigurt.”