Lajme
E rëndë: Mërgimtari që vdiq në Gjermani dyshohet se u mbyt në ujë në një liqen
GazetaDemos pak më herët raportoi për humbjen nga jeta në Gjermani të të riut me prejardhje nga komuna e Podujevës, Ardian Osmani. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan familjarët.
Teksa, të njëjtit, në njoftimin e fundit bëjnë me dije se i ndjeri ka vdekur tragjikisht.
Osmani dyshohet se u mbyt në njërin prej liqenëve të Gjermanisë.
“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Berat Osmanit.