Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    OVL-UÇK i reagon Speciales: Të përfundojë trajtimi çnjerëzor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    05/06/2025 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke shprehur shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, që sipas tyre, përfshijnë trajtimin e padrejtë dhe poshtërues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    OVL e UÇK-së tha se refuzimi i vizitës së Avokatit të Popullit nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pasqyron sipas tyre, qarë nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata ndaj institucionit që në teori duhet t’i mbrojë të drejtat e tyre, por ka zgjedhur të heshtë përballë shkeljeve të rënda që po ndodhin.

    “Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”.

    “Siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes. Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

    OVL-ja parashtroi disa kërkesa për Dhomat e Specializuara, ku kërkuan përfundimin e menjëhershëm të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve.

    Më poshtë gjeni kërkesat e OVL-së së UÇK-së për Dhomat e Specializuara:

    1. Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve.
    2. Të garantohen pa vonesë të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë qasjen e plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore.
    3. Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të mbajë qëndrim publik ndaj shkeljeve dhe të mos bëhet palë në heshtje me një sistem të padrejtë.
    4. Të bëhet rishikim i menjëhershëm i kushteve të paraburgimit dhe të shqyrtohet seriozisht mundësia e lirimit të përkohshëm të tyre.

    Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë.

    Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Ekrem Metushi

    Vdes veterani i UÇK-së nga Klina, Ilmi Selimi

    Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë për trajtimin e djalit që u aksidentua gjatë punës si shpërndarës i ushqimit

    Të Fundit

    Turist gjerman rrëzohet në Alpet e Valbonës, dërgohet në spital

    Progni për ndeshjen Shqipëri – Serbi: Jasir Asani rreziku kryesor për Serbinë, fitojmë 2-1

    Shqipëri-Serbi, ja kënd favorizojnë kompanitë e basteve

    Pak para sfides me Serbinë, Tifozët Kuq e Zi e “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

    Legjenda e kuqezinjve parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri – Serbi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.