Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te dështimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe sfidat që po përballet Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të fundit.
Mustafa vlerëson se moszgjidhja e kryeparlamentarit dhe ngërçi institucional janë pasojë e pakënaqësisë së Vetëvendosjes me rezultatin zgjedhor, si dhe përpjekjes së saj për të fituar kohë në funksion të gjetjes së një formule të re të qeverisjes ose për të shkuar sërish në zgjedhje.
Ai thekson se propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk duhet të bëhet pengesë për formimin e institucioneve, duke apeluar që të gjendet një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.
Mustafa vlerëson gjithashtu se heshtja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në këto rrethana është e papranueshme, duke kërkuar nga ai marrjen e përgjegjësisë politike dhe komunikimin e qartë me qytetarët.
Në këtë situatë të tensionuar, sipas Mustafës, edhe partitë opozitare dhe Presidentja e Republikës kanë rol të rëndësishëm për të nxitur dialogun dhe kapërcimin e bllokadës politike