Partia Demokratike e Kosovës në tre mujorin e parë të vitit 2025 ka pranuar 182 mijë e 234 euro e 50 cent donacion nga bizneset dhe qytetarët.
“Rent a Car Premtimi i ka dhënë gati dhjetë mijë euro donacion për këtë parti. Ai i ka dhuruar 9 mijë e 899 euro për PDK-në.
Edhe “Onu Tech SHPK” i ka dhuruar 8 mijë e 899 euro.
“Mentor Ismaili BI” i ka dhuruar për PDK-në
Arben Gashi 9 mijë e 400 euro.
“Teo Group SHPK” i ka dhuruar 5 mijë euro donacion.
“Royal Beverage LLC”, i ka dhuruar 3 mijë euro, po aq sa i ka dhuruar për Vetëvendosjen.
Lista e donatorëve të PDK-së është e gjatë. Prej tyre dikush ka dhuruar 3 mijë euro, dikush 2 mijë e të shumëtët nga 1 mijë euro.
Shuma më e vogël e regjistruar është 400 euro për këtë parti./Reporteri.net/
Lista e plotë e donatorëve: