Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deliu-Kodra: VV-ja po e barrikadon konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës

    26/04/2025 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës, të dielën.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se shkak është Lëvizja Vetëvendosje pasi si ka votat e mjaftueshme për votimin e zgjedhjes së kryetarit apo kryetares të Kuvendit të Kosovës.

    “Nesër është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu”.

    “Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë që është futur Kosova që nga periudha e pas zgjedhjeve, më konkretisht nga 15 prilli, kur Kuvendi ka hapur rrugë për të filluar konstituimit të organeve të Kuvendit, dhe pastaj me theks të veçantë edhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”.

    “Një gjë që duhet thuhet se ka një bllokadë që bëhet nga partia që ka dalë me numrin më të madh të votave në zgjedhje, dhe është një pamundësi e partisë fituese që t’i ketë votat e deputetëve, janë 57 vota të deputetëve të cilët votojnë në favor të Haxhiut tash e katër herë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje të re për të bëjë përpjekje të paktën të kemi tejkalim të kësaj situate, por kemi një barikadim të koalicionit fitues për shkak të pamundësisë që t’i kenë numrat për të vazhduar tutje”, ka thënë Deliu

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

    Memli Krasniqi: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II

    Memli Krasniqi: Kurti nuk i ka votat as për Albulena Haxhiun as për vetvetën

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.