Avokati i Popullit ka reaguar pas sulmit ndaj Belgin Jasharit, futbollist i Fushë-Kosovë i cili rrëfeu rastin e tij në një intervistë në Nacionale.
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin për përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve të komuniteteve jo shumicë.
“Duke u nisur nga të lartcekurat, Avokati i Popullit si institucion publik që mbron dhe promovon të drejtat e njeriut, dhe veçanërisht të drejtat e fëmijëve, shpreh shqetësimin lidhur me përdorimin e dhunës dhe gjuhës së përdorur kundër fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë.
Avokati i Popullit rikujton se gjuha e urrejtjes mund të marrë shumë forma dhe gjuha që sulmon një grup të caktuar racor ose etnik mund të përdorë gjuhë indirekte për të maskuar synimet ose objektivat e saj” – thuhet në reagim.
Tutje, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa për parandalimin e rasteve të tilla.
“Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve publike të ndërmarrin masa për parandalimin e shkeljeve të tilla dhe të njëjtat t’i trajtojnë me seriozitet, duke ritheksuar edhe obligimin e shtetit që ka për të siguruar integritetin fizik e psikik të qytetarëve si dhe mos-diskriminimin