Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-gjyqtari Kryeziu thirrje Presidentës: T’i thërras partitë politike

    24/04/2025 22:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se partitë politike që janë në Kuvend kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet.

    Kryeziu tha se në zhargonin shëndetësor, aktualisht Kosova është në gjendje kome, për shkak se nuk funksionon as Qeveria dhe as Kuvendi.

    “Partitë politike që janë në Parlament kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet. Kosova sot nëse shprehem në zhargonin shëndetësor, është në koma, për shkak se nuk funksionon as qeveria e as parlamenti”, tha Kryeziu në Klan Kosova.

    Sipas Kryeziut, në situatën aktuale, presidentja Vjosa Osmani ka detyrë kushtetuese dhe ligjore që të jetë më e kujdesshme dhe të merret me partitë politike për krijimin e institucioneve, pasi tha se “e ka përgjegjësi ekskluzive kushtetuese”.

    “Presidentja duhet t’i thërras partitë politike dhe të diskutoj se si të dilet nga kjo situatë. Është e thirrur në aspektin kushtetues që të jetë më vigjilente dhe duhet të jetë në Kosovë, e jo të shkojë në vizita jashtë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryeziu: Asllan Sllamniku, njeriu më i besueshëm i Serbisë – ishte i deleguar nga Federata Jugosllave

    Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke

    Kryeziu: Kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje, me peticion zvarritet procesi

    Të Fundit

    “E dhimbshme sa s’ka më”, qytetari me lot në sy ia thotë Kurtit: Albin, me ty deri në vdekje

    Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

    Kurti flet për gjatësinë e gjerësinë e urave që do të ndërtohen në Mitrovicë: Në vjeshtë i inaugurojmë

    Arre’stohen 5-6 qytetarë serbë të cilët pro’testuan kundër ndërtimit të urave që bashkojnë jugun me veriun e Mitrovicës

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.