Kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, i ka reagua drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë dhe Metohi”, Petar Petkoviq, duke thënë se duhet ta ketë të qartë se Kosova është e pavarur.
Petkoviqi kishte deklaruar se do të ketë ç’njohje të reja për Kosovën.
“Jo vetëm që nuk do të ketë çnjohje, por në një kohë shumë të shkurtër do të kemi edhe njohje të reja. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë punën dhe angazhimin e presidentit Pacolli për Kosovën!” u shpreh Beka