Gazetari Rid Berisha ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale për mos lejimin e Thaçit në varrimin e babait.
Ai e ka cilësuar këtë si një “sulm direkt mbi ADN-në e drejtësisë” dhe ka kërkuar që reagimi të mos mbetet vetëm në retorikë, por të ketë veprime institucionale.
“Kësaj si thonë drejtësi, është pafytyrësi dhe sulm direkt mbi ADN e drejtësisë. Zëshëm duhet të reagohet, jo më veç me retorikë por me veprime institucionale. Në sytë e botës së lirë po i mohohen të drejtat elementare të njeriut ish-presidentit Hashim Thaçi. Plotësisht e papranueshme dhe njollë turpi mbi drejtësinë. Përjetim trishtues,” ka shkruar Berisha.