Më 8 Mars në Bruksel, Lëvizja Popullore e Kosovës do të mbajë një protestë kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve.
“Nesër, më 8 Mars, në sheshin e hapur në Bruksel, së pari do të kujtojmë rënien heroike të familjes Jashari,” deklaroi Jeton Lleshi nga LPK.
Nga kjo Lëvizje u bë e ditur se organizimi për këtë protestë ka filluar një muaj më herët dhe se shumë mërgimtarë kanë shprehur interesim.
Për më shumë, ndiqeni intervistën e zyrtarëve të LPK-së për GazetaDemos.