Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

    21/02/2025 14:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, mendon se skenari i vetëm kushtetues dhe i ligjshëm është ndërprerja e procesit kundër tij në Gjykatën e Bosnje dhe Hercegovinës ose një aktgjykim lirues. Në të kundërtën, ai paralajmëron se organet më të larta të entitetit RS do të marrin vendime në përputhje me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.

    “Nëse ndodh ndryshe, atëherë është një përndjekje e pastër politike dhe ne do të përgjigjemi me vendime politike. Kjo përfshin marrjen e vendimeve në organet më të larta të Republikës Serbe, siç është rënë dakord këto ditë në nivele të ndryshme, dhe do të kthehemi ekskluzivisht te Marrëveshja e Dejtonit”, tha ai.

    Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës shtoi se kjo nënkupton që Republika Serbe do të anulojë ose do të tërhiqet nga të gjitha reformat, të cilat sipas tij, janë imponuar herë nga Bashkimi Evropian dhe herë nga qendra të tjera.

    “Kjo do të thotë që Republika Serbe do të anulojë çdo prani të gjykatës dhe prokurorisë, SIPA-s dhe organeve të tjera të imponuara dhe jokushtetuese në nivelin e Bosnje dhe Hercegovinës, do të ndalojë punën e tyre në territorin e Republikës Serbe, do të miratojë ligjin e saj zgjedhor dhe do të bëjë gjithçka për të kthyer 83 kompetenca në pozitën kushtetuese të përcaktuar nga Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Dodik.

    Sipas tij, Republika Serbe është duke mbrojtur Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe se të gjitha shkeljet që kanë ndodhur në 25 vitet e fundit do të rishqyrtohen dhe vihen në pikëpyetje.

    I pyetur nëse pret trazira në Republikën Serbe, Dodik theksoi se ky entitet do të mbetet i qetë, shkruan klix.ba.

    “Republika Serbe do të mbetet e qetë, do të veprojë në përputhje me ligjet. Të gjitha vendimet do t’i marrim në nivelin e parlamentit të RS-së, dhe në një fazë të caktuar mund të mbajmë edhe një referendum për këtë çështje”, theksoi ai.

    Sipas tij, kjo është ajo “çka e frikëson Sarajevën. Mund të them vetëm se po përcjell vullnetin e udhëheqjes politike të Republikës Serbe. Pra, ne nuk mund të heshtim dhe nuk mund të përgjigjemi ndryshe përveçse ndaj këtij procesi politik të turpshëm, të papranueshëm, antikushtetues dhe antidejtonian”, deklaroi ai.

    Dodik theksoi gjithashtu se edhe nëse i ndalohet veprimtaria politike, ai do të vazhdojë të merret me politikë.

    “Pra, nuk do të ndodhë asgjë, Milorad Dodik mbetet këtu, mbetet president i Republikës, madje edhe nëse ata ndalojnë veprimtarinë time politike, unë do të vazhdoj të merrem me politikë”, përfundoi ai.

    Ndryshe, Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës kërkoi në seancën përfundimtare më 19 shkurt që Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ta dënojë me pesë vjet burg presidentin e Republikës Serbe, Millorad Dodik, dhe t’i ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet.

    Dodik është akuzuar për nënshkrimin e dekreteve që shpallën të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Serbe, të cilat ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat e kundërshtojnë zbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe. /Telegrafi

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Tentativa për arrestimin tim është provokim, krizë politike në RS 

    Republika Sërpska thotë se dëshiron aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

    Austria dhe Gjermania sanksionojnë Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij, ua ndalojnë hyrjen

    Të Fundit

    Maliqi kritikon qasjen e kryeministave Albin Kurti dhe Edi Rama ndaj mediave: Ego e brishtë dhe mungesë kulture demokratike

    Edhe një rast i therjes me thikë në Prishtinë, Emergjenca: Lëndimet janë serioze, por jashtë rrezikut për jetë

    Putin e falënderon Vuçiqin që shkoi në Rusi: U përpoqën që ta bindnin të mos merrte pjesë

    Krijohet Gjykata Speciale për hetimin e krimit të agresionit rus në Ukrainë

    Theret një person në qendër të Prishtinës, Policia arreston të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.