Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Republika Sërpska thotë se dëshiron aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

    04/04/2025 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleancë me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

    Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.

    “Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha Dodik në Banjallukë.

    Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës.

    Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.

    Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve.

    Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

    Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Sërpska, dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu Qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze.

    Orban, partia e tij dhe zyrtarë të tij, u takuan ekskluzivisht me zyrtarë shtetërorë në Bosnje e Hercegovinë vetëm deri në vitin 2019.

    Takimi i parë mes Dodikut dhe Orbanit në qershor 2019 hapi rrugën për “lidhjet e drejtpërdrejta midis Hungarisë dhe Republikës Sërpska”, siç i quajti kryeministri hungarez, i cili më vonë u shndërrua në një program bashkëpunimi ekonomik, raporton REL.

    Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës.

    Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar pikërisht për këtë dhe për dyshimet për korrupsion.

    Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Sërpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024.

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Tentativa për arrestimin tim është provokim, krizë politike në RS 

    Austria dhe Gjermania sanksionojnë Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij, ua ndalojnë hyrjen

    Raportohet se Dodik ka ndryshuar vendndodhjen, ky është lokacioni i ri i tij

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.