Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, disa lokale në hapësirën e tregut të gjelbër janë kapluar nga zjarri, duke u shkaktuar dëme materiale, shkruan GazetaDemos.
Njëri nga dëshmitarët që nuk deshi të tregonte emrin, thotë se janë njoftuar pas orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes për zjarrin në lokale, ku gjendet e ai i djalit të dajës së tij.
Ai thotë se bombola e gazit tek njëri nga lokalet ka shpërthyer, duke shkaktuar zjarrin.
“Zjarri ka ardhur prej asaj kafës aty, diçka ka harru, pas orës 04:00 kish shpërthy një asi boce e gazit. Jo, njerëz s’ka pasur se herët u kanë, dëme po. Ky që ka telefon mobile, me cigare ka punu, i ka hjek çdo natë, ai tjetri pemë ka pasur. Me së shumti ka dëme djali i dajës. Prej komunës ende nuk erdhi askush. Viti 2025 kqyre tregun si me kanë në Afrikë”, ka thënë ai për Demos.