Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Opozita në Tiranë proteston para Kryeministrisë, Berisha ngjitet në podium: Historia e deshi të rrëzojmë dy diktatura

    08/02/2025 19:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opozita në Tiranë ka protestuar sërish këtë të shtunë, para Kryeministrisë.

    Pas një kohe relativisht të gjatë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bashkua fizikisht kësaj proteste dhe u ngjit në podium përballë protestuesve që sot janë mbledhur para Kryeministrisë.

    Fjalën e tij e nisi me falenderime për të gjithë ata që i janë bashkuar opozitës.

    Ai tha se asgjë nuk e mposht këtë forcë politike, duke theksuar se historia e deshi “të rrëzojë dy diktatura”.

    Gjatë fjalës së tij Berisha shtoi se qeveria u përpoq të zhdukë PD-në dhe opozitën, por sot demokratët janë më të fortë se kurrë.

    “Prokuroria edhe gjykatat e narkoshtetit janë kundër nesh. Ne përsëri qendrojmë të sigurtë në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, xhelatit që firmosi varjen e Havzi Nelës, Edi Ramës dhe monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros të Shqipërisë pa opozitë. Gjithçka bënë, gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës, me urdhër të Ramës ish-Presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrygës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi ramës me mbështetjene  Soros, deputeti ynë, martirtri i gjallë i fjalës së lirë, Ervin Salianji u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembin, por gabuan rëndë, ja ku e kemi ne 200 metra më tutje princin tonë të përjetshëm Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i Lirisë, jo mor jo përkundrazi do të tmerrohen ata që mund të mendojnë se do mund të na trembin ne”, tha Berisha.

    Për Berishën sot opozita është më e bashkuar se kurrë, pasi rimori simbolet e saj, flamurin dhe vulën.

    “Të dashur qytetarë shqiptarë kudo që jeni sonte. Në Shqipëri jashtë saj dhe kudo në botë. E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falenderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarët, në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak, vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit, lideri i opozitës ishte i arrestuar, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetetutën, dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik. Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që do të kemi.

    Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi, se ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuan me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam, ne jemi të pamposhtur se mbrojmë kauzë të drejtë, ne mbrojmë vlerat më të arrira, mbrojmë interesin kombëtar, familjen, kombin. Ndaj vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës që e bëjmë të mundur. Si PD që të pamundurën e bën të mundur. Sot kemi vulë dhe flamur, jemi më të bashkuar se kurrë, sot me tre rezoluta ndërkombëtare jemi forca politike më e përkrahur, sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën, do fitojmë. Historia deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbysi dy diktatura, atë Staliniste të Enver Hoxhës dhe atë të bastardit të bllokut, Edi Ramës. Asgjë nuk marrim ne si dhuratë, ne gjithçka meritojmë në betejën tonë. Rroftë PD“, tha ai.

    Rreth 1 mijë forca policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen, ndërsa Garda ka marrë masa për fortifikimin e dyerve të institucioneve.

    Artikuj të ngjashëm

    Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

    Berisha nga Lezha: Në 100 ditë ndryshojmë Shqipërinë

    Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

    Të Fundit

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë – Policia identifikon të dyshuarin

    Flet mjeku që ia dha ndihmën e parë gruas e cila u ther me thikë nga burri, tregon momentin kur ajo kërkoi ndihmë në ordinancë

    Tahiri i AAK-së: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

    Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit “Copa Del Mare”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.