Kandidati i LDK-së për kryeministër të vendit në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lumir Abdixhiku, është lajmëruar me një kërkim-falje për mbështetësit e tyre të cilët mbetën jashtë sallës ku hapën zyrtarisht fushatën zgjedhore.
“Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!”, tha Abdixhiku.
Ai po ashtu shprehu falenderimin e tij për përkrahësit, për të cilët tha se ua “mbushën zemrat dhe mendjet me plot fuqi!
“Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë! Fushatë të mbarë! 124 është numri ynë! Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë! “, shtoi në fund Abdixhiku.