Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, ka arritur në Presidencë për një takim me shefen e shtetit, Vjosa Osmani.
Ai në Prishtinë po vjen nga Tirana ku ka qëndruar për vizitë zyrtare ku takoi krerët e shtetit.
Në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.
Ndërkaq, pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë.