Kandidati për deputet i PDK-së, Ragip Xhaka, ka thënë se rritja e dy djemve të tij, Granitit dhe Taulantit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ndonëse thotë se njerëzit e shohin si diçka shumë të lehtë.
Xhaka ka thënë se me çdo kusht ka tentuar që t’i shtyjë përpara, dhe t’i motivojë edhe në aspektin profesional por edhe sa i përket çështjes kombëtare.
“Njerëzit mendojnë që ka qenë shumë rrugëtim i lehtë. E marrin në mënyrë të kallajshme, të lehtë, thonë lehtë u banën këta. Por unë e thash edhe ma herët, ikja ime nga Kosova, inkuadrimi në LPK, gjithmonë mendjen e kam pasë, që nëse vjen deri tek fëmijët e mi, t’ua tregojë historinë. Dhe pastaj rritja e këtyre dy djemve, ka qenë një rrugë shumë e rëndë. Kam pasë shumë sende që me cdo kusht kam tentuar që t’i shtyjë përpara. Kam ditë të flasë me ta, t’i mitovojë, edhe profesionalisht, por edhe në mënyrën kombëtare. Sfidat e këtyre dyve, në një shtet tjetër të panjohur, kanë punuar shumë, jam krenar me ta, s’ka pas njeri në botë që ka mundur t’ua marrë atë që e kanë”, ka thënë Xhaka në FRONTAL