Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një 13-vjeçar u lëndua me fishekzjarre, drejtori i spitalit në Maqedoni të Veriut: Do të mbetet invalid

    01/01/2025 18:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një fëmijë 13 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, me lëndim të rëndë në dorë është pranuar në Klinikën për sëmundje ortopedike gjatë natës së ndërrimit të viteve. Drejtori i Klinikës Ortopedi e Traumatologji Igor Merxhanoski tha se fëmija me gjasë do të mbetet me aftësi të kufizuar në dorën e tij. Krahas këtij rasti, Merxhanoski e cilësoi mbrëmjen relativisht të qetë dhe me numër të ulur të pacientëve në krahasim me vitet e kaluara.

    “Kemi fëmijë 13 vjeç që ka dëmtim të rëndë në dorë nga fishekzjarrët, mendoj se tashmë është operuar në Klinikën e kirurgjisë së fëmijëve dhe ndoshta do të ketë invaliditet në dorën e tij. Kemi pranuar edhe një shtetas të huaj në gjendje të alkoolizuar i cili ka lëndim në hundë dhe kokë, është kujdesur dhe është liruar për mjekim në shtëpi”, deklaroi Igor Merxhanoski – drejtor i klinikës TOARILUC.

    Në Klinikën e toksikologjisë, një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare janë pacientët më të rinj të pranuar mbrëmë, ndërsa drejtori i kësaj klinike tha se ka edhe rënie të numrit të pacientëve.

    “Kujdestaria e Vitit të Ri kaloi qetë, gjithsej janë kontrolluar 21 pacientë, 18 prej tyre me helmim akut nga alkooli. Nga ata 18, katër janë femra kurse 14 meshkuj. Pacientja më e re femër është 17 vjeç, më e moshuara 26, pacienti më i ri mashkull është 14 vjeç kurse më i moshuari është 38 vjeç”, tha Andon Çibishev – drejtor i klinikës së toksikologjisë.

    Në Traumatologji janë pranuar gjithsej 35 pacientë, nëntë nga aksidente trafiku por me lëndime të lehta kurse dy me përleshje fizike. Klinika për sëmundje kirurgjike kishte numrin e zakonshëm të pacientëve si çdo ditë. Mbrëmë janë kontrolluar 81 pacientë, pesë nga aksidente, tre nga përleshjet fizike kurse janë bërë tre intervenime

    Artikuj të ngjashëm

    Agjenti i Alphonso Davies fajëson federatën kanadeze për lëndimin e pësuar

    ”Ma hoqën kafkën, e mbajta në bark”, rrëfimi rrëqethës i 27 vjeçarit që u lëndua në vendin e punës

    Lëndohet një person si pasojë e shpërthimit në një objekt në Prishtinë

    Të Fundit

    Rama takohet me Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    “Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, përmend edhe Kosovën

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.