Kuvendi i Komunës së Gjilanit sot është duke mbajtur mbledhje urgjente për buxhetin e komunës.
Kryetari Hyseni, iu drejtua të pranishmëve në kuvend, duke kërkuar nga ta vetëm ta votojnë buxhetin.
Teksa ishte duke folur rreth kësaj, Alban Hyseni, kaloi duke e përmendur qeverisjen e ish kryetarit të komunës, Lutfi Hazirin.
E pas kësaj fjalën ia ndali, kryesuesi i kuvendit, Kushtrim Kadriu.
“Kryetar kryetar, fol per veti, tash prej Lutfiut kapërcen te Radojçiqi, te Mimoza Kusari, fol për buxhet jo jo ulu”, iu drejtua kryesuesi i Kuvendit, Kryetarit Alban Hyseni.