Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    MAPL: Kërkesa e Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, e pamjaftueshme!

    02/10/2024 16:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Adiministrimit të Pushtetit Lokal, po e konsideron të pamjaftueshme kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, shkruan Gazeta Demos.

    Në lidhje me këtë, për Gazetën Demos është prononcuar Arbër Vokrri, zëvëndësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili ka treguar procedurën se si bëhet shpërbërja e Kuvendit Komunal.

    Ai tha se kërkesa e kryetarit Hyseni për shpërbërjen e Kuvendit Komunal duket se është e pamjaftueshme për t’u dërguar.

    ‘’Ka ardhë kërkesa e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, edhe tash natyrisht që shqyrtohet. Sipas rregullit, Kuvendi Komunal ka afat deri në mars me miratu buxhetin pra edhe nëse nuk e miraton as në mars atëherë procedura është që qeveria ia akordon buxhetin e njëjtë që e ka pasë ajo komunë në vitin paraprak. Po zëmë shembull se në vitin 2025 nuk është miratu buxheti deri në mars edhe qeveria ia akordon të njëjtën shumë të parave Komunës që e ka pasë në vitin 2024 edhe ia emëron MAPL-ja një administraturë financiare që me e dërgu atë buxhet edhe Kuvendi Komunal mundet me votu për deficimin e atij buxheti. Pra qeveria ia jep kaq milionë por tai si shpenzohen ato çfarë drejtori marrin atë e vendos Kuvendi Komunal. Nëse as atëherë nuk munet Kuvendi Komunal me vendos si me i dediku ato mjete, atëherë vjen në konsideratë që me shku në zgjedhje, i tregon qeverisë edhe presidentes që a i përmbush kushtet që me u ndrru Kuvendi Komunal, si funksionon. Domethënë me atë kërkesë që e ka dërgu Albani, duket se është e pamjaftueshme për me e dërgu në mbledhje të Kuvendit Komunal’’, ka thënë Vokrri për Demos.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka dërguar kërkesë ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit.

    Sipas Hysenit, kanë kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe ai tha se Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.

    LEXO EDHE:

    Hyseni i kërkon Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

    Artikuj të ngjashëm

    Mbledhja urgjente e Kuvendit të Gjilanit, i ndërpritet fjala Alban Hysenit: Kryetar fol për buxhetin, se po kapërcen te Radojçiqi

    Krasniqi për vizitën në Nepal: U mundësua shkëmbimi i përvojave për auditim social

    Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.