Policia e Kosovës, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar pas një përleshje në Vushtrri, ku pati edhe të shtëna me armë, shkruan GazetaDemos.
Në vendin e ngjarjes sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.
“Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.