Nga mungesa e ujit të pijes pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, një cisternë është vendosur edhe tek Kalaja e qytetit në Vushtrri në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë të pijes.
“Te Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, ka vendosur një cisternë me ujë të pijes përmes së cilës mund të furnizohen qytetarët”, thuhet në njoftim.
Në terren gjendet edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka vizituar cisternën nga e cila po furnizoheshin qytetarët vushtrrias