Vatrat e zjarreve po vazhdojnë në disa vise në Kosovë.
Në këto orë të vona zjarrfikësit po përballen me zjarre fushore në fshatin Nepërbisht të Suharekës.
Sipas një postimi të “Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit” në Facebook thuhet se në këto orë të vona zjarrfikësit po përballen me zjarre fushore duke publikuar edhe pamje nga vatrat e zjarreve.