Dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Intervenimi i ekipit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe fatmirësisht është lokalizua zjarri.
Mal Gashi, udhëheqës i zjarrfikëseve tha për Insajderin se ekipi i zjarrfikëseve ka marrë thirrjen dy minuta para orës 08:00.
Sipas informative të tij, në zyre ka pasur dokumente e letra të ndryshme.
“Informatën e kemi marr 2 min ne 8. Ne zyrë janë djegur letra e dokumente. Ekipet kanë shkuar shumë shpejt dhe kanë arrit me lokalizu zjarrin”, deklaroi Gashi.
Çfarë tha Policia?
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjgesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objketit.
Flora Ahmeti tha se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.