Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Xani: E rëndësishme që askush deri tani nuk ka dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit

    19/08/2024 21:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti, Visar Xani,e vlerëson shumë të rëndësishëm faktin që askush deri më tani nuk ka dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit.

    Sipas Xanit, ky problem i trashëguar duhet të zgjidhet përfundimisht, por pa pasoja politike e strategjike si dhe në bashkëpunim të gjithë përfaqësuesit diplomatik në Kosovë.

    “Është shumë më rëndësi që të kemi qartësi, të kemi pozicionime dhe strategji të përbashkët për të hapur Urën e Ibrit për shkak që askush deri më tash nuk ka dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit pra kjo është shumë e rëndësishme. Dhe nuk flitet për ndonjë kufi ose pikë të caktuar, është një problem i trashëguar mbase edhe me kompromise politike që nga viti 99, por që don një zgjidhje përfundimtare dhe ajo zgjidhje duhet të jetë pa pasoja politike, pa pasoja strategjike dhe pa tensione. Në këtë frymë konsideroj që rruga e vetme është që të ketë bashkëpunim të plotë më KFOR-in, NATO-n dhe me përfaqësues të tjerë diplomatik në Kosovë ”, ka thënë ai në tëvë1.

    Tutje, ai ka thënë se edhe kryeministri, edhe presidentja, duhet të kërkojnë hapjen e Urës, mirëpo nuk duhet të caktojnë ndonjë datë pa qenë në kordinim më të gjithë për datën.

    “Prandaj edhe kryeministri, edhe presidentja, patjetër që duhet të kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit por të mos caktojnë datë pa pasur një kordinim të plotë për atë datë me qëllim që të ketë sukses.Çdo datë tjetër pa kordinim mund të na ballafaqojë me situata të paparashikueshme”, ka shtuar Xani.

    Xani ka folur edhe për paralajmërimet e BE-së për masa shtesë ndaj Kosovës.

    Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë masa, pasi ato do të vendosen vetëm nëse njëanshëm hapet ura, e sipas tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

    “Kosova e ka të qartë se nuk mund të hapet ura e Ibrit pa koordinim, por nëse arrin me i bind ndërkombëtarët se duhet të hapet ura, atëherë është një punë e mirë që ka ba Qeveria dhe shumë në rregull që ka tentu apo po tenton për të hapur urën e Ibrit”, ka thënë Xani.

    Artikuj të ngjashëm

    Xani për paralajmërimet për bllokada: Një skenar i punuar gjatë nga Vuçiq

    Xani: Zgjedhja e Xhaferit kryeministër është marrëveshje politike

    Xani: Partitë në Kosovë bëjnë politikë me pafytyrësi, jo me interes nacional

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.