Një ‘mal’ me mbeturina janë grumbulluar tash e një muaj në Kllokot.
Qytetarët e Komunës së Kllokotit kanë bërë të ditur se prej më shumë se një muaji mbeturinat nuk janë hequr fare nga kontinjerët e vendosur pranë vendbanimit të tyre.
“Kundërmon aromë e tmerrshme dhe të gjitha mbeturinat po bien në tokë, për shkak se nuk ka vend në kontinjera. Që një muaj e sa askush nuk ka ardhur për t’i hequr mbeturinat nga kontinjerat”, është shprehur njëra nga banoret e Kllokotit.
Aktualisht nuk dihet arsyeja se pse kompania e cila zakonisht ka hequr mbeturinat, nuk e ka bërë këtë gjë prej më shumë se një muaj.
Kujtojmë se pikërisht tani është sezona në të cilën Kllokoti vizitohet nga shume qytetarë anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj, për shkak të banjave dhe shërbimeve fizioterapeutike që ofrohen atje.