Kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini, ka prezantuar disa shifra me anë të së cilave ka ftuar organet kompetente të merren me çështjen që e ka ngritur e që bëhet fjalë për pagesat e mbeturinave. Sipas Boletinin, për një muaj më parë RTK paguante 1 mijë e 941 euro, ndërsa sot 168 euro.
Në vit, më parë Televizioni publik, i bie të ketë paguar 23 mijë e 292 euro për mbeturina, ndërsa sot vetëm 2 mijë e 16 euro.
Shkrimi i plotë:
RTK ka paguar për mbeturina – Radio dhe Tv -1,941 euro (1,191 +757) në muaj. Sot paguan 168 euro (84+84 Radio dhe TV).
Pra, për një vit shpenzoheshin 23 mijë e 292 euro për mbeturina, ndërkaq tani shpenzohen vetëm 2 mijë e 16 euro.
Me rastin presim që të merren edhe organet përkatëse.