Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj

    17/05/2024 11:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia ka arrestuar të dyshuarin e dytë për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj.

    Siç thuhet në njoftim, i dyshuari i moshës 28-vjeçare është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Poashtu, në njoftim bëhet e ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave të tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e 26 prillit.

    Njoftimi i policisë:

    Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën " Zenel Hajdini" në Ferzaj kishte të shtëna me armë zjarri dhe dyshohej për persona të plagosur.

    Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë mësuar se dy persona ishin plagosur nga një person tjetër, të cilët për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë transportuar në QKUK-Prishtinë.

    Hetuesit dhe krimteknikët rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit pasi kanë egzaminuar vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet në kërkim të personave të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore kanë arritur që me datën 28.04.2024 të arrestojnë të dyshuarin kryesor A.D (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili pasi është intervistuar nga hetuesi rajonal, me vendim të prokurorit ishte ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në kërkim policor ishin edhe persona tjerë.

    Me datën 16.05.2024 rreth orës 20:40 hetuesit rajonal kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë të kësaj ngjarje SH.K (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

    Artikuj të ngjashëm

    Gruaja e Erion Veliajt mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas

    Erion Veliaj reagon pas arrestit: Më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve

    Policia arreston një shtetas të Arabisë Saudite, kërkohej ndërkombëtarisht për mashtrime financiare

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.