Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I konfirmohet dënimi me 23 vite burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës

    03/05/2024 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës.

    Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu.

    Ndaj të akuzuarit Panxha, gjykata ka shpallur aktgjykimin dhe e ka dënuar me 23 vite burgim për veprën penale vrasje e rëndë.

    I njëjti u obligua që në emër të shpenzimeve procedurale të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro si dhe taksën për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt civil.

    Ndryshe, më 16 shkurt 2021, Panxha ishte gjykuar me 23 vite burgim efektiv, sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharaxhiu.

    Por, më 9 shtator 2021, Gjykata e Apelit e ka prishur aktgjykimin dënues të Gjykatës së Pejës, ku kjo e fundit, me 23 vite burgim efektiv e kishte gjykuar të akuzuarin Binak Panxha për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve R.B dhe A.B., në pyllin e familjes Panxha.

    Aktakuza e ngritur më 13 gusht 2017, nga Prokuroria Themelore në Pejë, ngarkon Binak Panxhën se më 21 korrik 2017, në pyllin e fshatit Kosuriq, ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit R.B dhe A.B.

    Në aktakuzë përshkruhet se deri te momenti kritik ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të prerjes së pyllit, pronë e familjes së të akuzuarit.

    Me çka, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 179, par.1, lidhur me pikën 1.11 të Kodit Penal, për të cilin parashihet dënimi me burgim jo më pak se 10 vite burgim ose dënim me burgim të përjetshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet i dyshuari për veprën e dhunimit në Pejë

    Vidhen katër ditarë në një shkollë në Pejë, gjatë natës dikush hyri nga dritarja dhe i mori

    Gjashtë persona në kërkim për drogën në vlerë rreth 5 milionë euro që u sekuestrua në Pejë

    Të Fundit

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.