Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vota kundër e Malit të Zi në KiE, Gjukanoviq: Asnjëri nuk kujdeset për interesat shtetërore, Kosovën e njohëm në 2008

    24/04/2024 14:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-presidenti dhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka komentuar votën kundër që Mali i Zi pati për Kosovën në KiE.

    Ai thotë se ky veprim, tregon qartë fillimin e heqjes së maskës europiane dhe shfaqjes së fytyrës së vërtetë antimalazeze.

    I pyetur nga mediumi malazez Antena M, nëse pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Rezoluta për Srebrenicën, e cila duhet të miratohet në OKB, është momenti kur të paktën një pjesë e qeverisë do të fillojë të heqë maskën evropiane, Gjukanoviq thotë se votimi në KiE tregon “se nuk ka homogjenizim të vërtetë në radhët e krijuesve dhe zbatuesve të politikës shtetërore në Mal të Zi”.

    “Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk kujdeset për interesat shtetërore të Malit të Zi. Sepse nëse do t’u interesonte, dhe po u interesonte marrëveshja e tyre e koalicionit, do të kujdeseshin për faktin që Mali i Zi e njohu Kosovën në 2008. Dhe do të kujdeseshin që në marrëveshjen e koalicionit të kenë deklaruar se do të ndjekin prioritetet e politikës së jashtme që përmban strategjia e zhvillimit shtetëror”, tha Gjukanoviq.

    Ai beson se do të ishte gabim të pritet nga Perëndimi një “terapi shpëtimtare për të kuruar këtë kancer politik që po rëndon aktualisht Malin e Zi.

    “Natyrisht, tashmë janë arritur disa çështje ku nuk është aq e lehtë të kamuflosh thelbin e dikujt anti-evropian dhe antimalazez”.

    Sipas ish-presidentit malazez, gjithashtu shqetësim mbetet neglizhenca që po i bëhet Rusisë që ka nxitur politikën më retrograde në rajon, përkatësisht nacionalizmin dhe projektet e mëdha shtetërore.

    “Ballkani Perëndimor po merret me të njëjtat çështje që trajtonte në vitet ’90. Mbrojtja e anëtarëve të supozuar të rrezikuar të kombeve të caktuara jashtë kufijve të vendeve të origjinës, duke shkatërruar kështu sovranitetin e vendeve fqinje, duke prishur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në thelb duke rrezikuar stabilitetin, pra perspektivën evropiane të rajonit”

    Kujtojmë se më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

    Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

    Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.

    Kjo parti është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2020, kur u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve, e cila njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj takohet me Gjukanoviqin, tregon çka biseduan

    Gjukanoviqit do t’i rrënohen dy objekte ilegale në Nikshiq

    Abazoviq: Gjukanoviq ka 20 ditë kohë për t’i rrënuar dy objektet e ndërtuara pa leje

    Të Fundit

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.