Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.
Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.
Që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje mbërrin një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar tej mase.