Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur, dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.
Sipas mediave italiane, makina e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur, shkruan TCh.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I lënduari gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke u shpëtuar flakëve.
Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por ende nuk ka më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.