Randal Kolo Muani po e nis vitin në Itali.
Sulmuesi i PSG-së po paketon valixhet për të shkuar si huazim në Juventus, shkruan IndeksOnline.
Siç konfirmon gazetari Fabrizio Romano, PSG-ja dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin e 26-vjeçarit, deri në qershor.
Në marrëveshje nuk është mundësuar klauzola e blerjes.
Kolo Muani do të udhëtojë drejt Torinos këtë javë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.