Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Shoqërohet në Polici ish-burri i Drenusha Latifit

    01/03/2024 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-bashkëshorit i ish-missit Drenusha Latifi, Atila Kardes, është shoqëruar në Polici pasi ka shkelur një nga nenet e vendimit që Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë kundrejt tij, që të mos i afrohet ish-gruas së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila tha se për momentin janë në stacion policor bashkë me Drenushën dhe fëmijët e saj, duke pritur të përfundojë intervistimi i të akuzuarit, Atilla Kardesh.

    “Gjykata e ka caktuar masën e mbrojtjes ndaj personit, është cekur që personi nuk guxon me komuniku drejtpërdrejtë, tërthorazi, nuk guxon me publiku përmes rrjeteve sociale gjëra që kanë të bëjnë me të dëmtuarën edhe që i shkaktojnë shqetësim, kjo është shkelje shumë e rëndë, nëse nuk shkon në paraburgim neve nuk na mbet gjë tjetër veç me e marrë me vete viktimën”, tha avokatja.

    Keqekolla theksoi se pasi sot ka publikuar videon e radhës, ku dëgjohet një bisedë telefonike mes Kardesh dhe ish-gruas së tij, Drenushës, policia e ka ftuar për intervistim.

    “Policia e kanë marrë vesh këtë fakt por nuk e di çka po ndodh, ne jemi duke prit në stacion bashkë me Drenushën e dy fëmijët, Drenusha ka ardh prej mëngjesit këtu, çdo ditë po i duhet me ardh bashkë me fëmijët”, deklaroi avokatja Keqekolla.

    Më tej, ajo tha se Drenusha nuk po pranon që t’ia dorëzojë fëmijët sipas vendimit të Gjykatës, duke qenë se fëmijët kanë pasaporta suedeze, pasi po frikësohet që do t’i marrë dhe do të largohet.

    “Drenusha s’po pranon me ja jep fëmijët se po tutet mos po ia dërgon jashtë pasi i kanë pasaportat e Suedisë, tu e dit që i ka gënjy edhe policinë”, ka shtuar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është mashkulli shqiptar që po i pëlqen Drenusha Latifit

    Ky është i burgosuri politik që është dënuar nga babai i Drenusha Latifit, Baraliu: Jam dënuar me 8 vite…

    Drenusha Latifi i shkruan letër Sveçlës, ankohet për trajtim joprofesional nga policia

    Të Fundit

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.