Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    PDK propozon dy komisione hetimore, njërin për Gani Jakupin dhe tjetrin për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

    02/02/2024 13:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kanë propozuar që në seancën e së enjtes të themelohen dy komisione hetimore parlamentare, për dy çështje të ndara.

    Tahiri bëri të ditur se do të kërkojnë themelimin e një komisioni hetimor për punësimin e konsulentit, Gani Jakupi, që në nëntor të vitit të kalaur u bë kryetemë për shkak të pagesës prej 7500 eurosh në muaj.

    Bazuar në kontratën e Jakupit, të angazhuar si konsulent i jashtëm për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ai është angazhuar për të rritur mundësitë e depërtimit të Kosovës te shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë dhe për të ofruar konsulencë në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore. Për një vit sa është kohëzgjatja e kontratës, Jakupi do të paguhet 90 mijë euro.

    “Sot diskutuam për seancën e radhës që do të mbahet ditën e enjte dhe për agjendën e saj që si Grup Parlamentar i PDK-së ja kemi propozuar Kryesisë themelimin e dy komisioneve hetimore. Njërin për hetim parlamentar në kuadër të MPJD-së pasi kemi pasur fakte të mjaftueshme për degradimin e shërbimit diplomatik po ashtu mediat kanë zbuluar një sërë kontratash për njerëz të angazhuar me shuma marramendëse që s’ka ndodhur më herët si rasti i Gani Jakupit, paga e të cilit kalon çdo limit e standard në Kosovë. Kemi raste të tjera për persona që janë të punësuar si Gani Jakupi”, theksoi Tahiri.

    Opozita pati kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, ndërsa vetë ministrja e pati quajtur modeste pagesën mujore për Jakupin.

    Tahiri ka thënë se komision hetimor kanë kërkuar edhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Çështja tjetër është çështja e komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në IML dhe si grup parlamentar e kemi denoncuar dy herë zjarrvëniet në Institutin e Mjekësisë Ligjore” tha Tahiri.

    Deputeti Tahiri, mes tjerash, tha se qëndrimi i PDK-së për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet i njëjtë.

    “Marrëveshjet ndërkombëtare janë vendosur në kuadër të kësaj seance, tash kemi paralajmërime të tjera nga ambasadori amerikan që Kosova mund të përballet me pasoja më të rënda në skenën ndërkombëtare. S’ka ndryshuar asgjë që PDK-ja t’i votojë këto marrëveshje ndërkombëtare. Vendi ynë veçse po e thellon krizën me vendet ndërkombëtare dhe aleatët tanë, jemi nën masa sanksionuese” u shpreh Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

    Të Fundit

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.