Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Nasim Haradinajn gjatë së premtës në Gllogjan.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se Haradinajt ia uruan lirimin e kthimin në atdhe, teksa ka uruar që rrugën e njëjtë ta kenë krerët tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Postimi i plotë:
U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga.
Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.
Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë.
Mirë se vjen, Nasim.