Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nasim Haradinaj: Po ta kishte Kurti në dorë s’do t’i kishte leju shpenzimet për Thaçin e Veselin

    03/07/2025 21:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se ky subjekt i ka “4-5 kryetarë”, dy prej tyre në Hagë.

    Madje, Kurti foli edhe për vizitat e zyrtarëve partiakë te Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që sipas tij, bëhen për të marrë instruksione politike.

    Për këtë deklaratë ka folur sh- nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    Ai e konsideroi të ulët që vjen për shkak të frikës që Kurti e ka.

    “Nuk është deklaratë krejt rastësisht. Nuk deklaratë e dalur për nguti, e pamenduar mirë. Thjesht është deklaratë për të dëmtuar dhe për të çu mesazh në Gjykatë, se atje se aktakuza e dytë e ngritur e Hashim Thaçit është me bazë. Është e qëllimshme edhe pse po tham që është shumë e turpshme, është deklaratë shumë e ulët, e pamenduar mirë, por ajo që më gëzon me këtë deklaratë është frika e tij se është t’u e humb pushtetin”, u spre ai.

    Haradinaj ka thënë që Kurti ëstë impulsiv sepse sipas tij nuk e ka më forcën.

    Por pavarësist sulmeve, Haradinaj thotë që Hashim Thaçi nuk përkulet.

    “Kurtin nuk e kemi pa kaq impulsiv në këto sendet e pushtetit, e ka ndje veten të sigurt, e ka pa që nuk e ka forcën, dhe unë po thamë që është thjesht një bazë dhe s’ka deklaratë më të ulët, dhe nuk mendoj që ka qenë ndonjëherë më të ulëta, dhe ma të papëlqyeshme kombëtarisht…. Hashim Thaçi nuk është burrë që shtrihet, nuk është burrë përkulet, megjithatë është në rrethana të jashtëzakonshme dhe unë mendoj që më së paku iu ka dasht Kosovës kjo deklaratë dhe atij ndoshta iu ka dasht, unë mendoj që nuk duhet prej fije kashte me kall jorganin, ai duhet me u mar me politikë, këto janë sende të cilat do t’i hakmerren dhe unë mendoj që ai është ka tregon që është ka humb dita ditës”, tha ai.

    Haradinaj foli edhe për shpenzimet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat nuk shkon muaji, pa i publikuar pushteti.

    Ai thotë që po të ishte në dorë të Kurtit, do t’i kishte ndalur investimin për mbrojtjen e ish krerëve.

    Haradinaj thotë që VV’ja po harron që Hashim Thaci e Kadri Veseli janë brumi i kësaj shtetësie.

    “E para ato përmenden pa pikë nevoje, sepse në fund të fundit falë zotit që është atje po vendosen këto, sepse ai as nuk do t’i kishte leju hic, bile mos t’kish investu kundër që ata sa më tepër me u ndjek, ata po harrojnë që s’janë Hashim Thac e Kadri Vesel, s’janë individ, s’janë as UÇK, por ata janë Kosova, dhe unë nuk e di se kujt i bjen mirë në këtë Kosovë që secili me emrin e vet po i quan shtet dhr patriot të këtij shteti, dhe nuk i don ose sulmon bazamentin, forcën, tharmin, brumin e kësaj shtetësie. Për mua është absurditet i madh dhe është paradoks kjo të thirresh shtetin, të thirrin Kosovën e lirë dhe të mos e duash frymën dhe themelet e lirië”, ka thënë Haradinaj për Periskopin.

    Artikuj të ngjashëm

    “A po shko mbroje ish-policin tash në Serbi, ta shohim turrin”- Nasim Haradinaj e pyet Nexhmedin Spahiun

    Haradinaj kritikon OVL-UÇK-në për protestën kundër Trendafilovës: “Për marre dhe qyqarllëk”

    Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

    Të Fundit

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Ndodh mrekullia – 31 punëtorë shpëtojnë nga shembja e tunelit në Los Angeles

    Aksioni kundër fajdes në Prizren, konfiskohen 5 mijë euro 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.