Shkruan: Xhevat Hasani
Në mëngjesin e 31 tetorit të vitit 2023 u zgjodh Qerveria e re e Malit të Zi e Kryeminstrit Millojko Spajiq. Duke pasur parasysh se pjesë e kësaj Qeverie është edhe partia proserbe e proruse e „Fronit Demokratik“, kryetari i të cilës Andrija Mandiqi u emrua Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, pjesëmarrjes së shqiptarëve në këtë Qeveri nuk i vjen aspak erë e mirë.
Dritan Abazoviqi para dy-tre viteve u bë Kryeminstër i Malit të Zi duke e favorizuar Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Asokohe Popat Banditë të Serbisë erdhen në Mal të Zi, u futen në Kishën Ortodokse Serbe dhe kënduan: „Kur ushtria serbe do të kthehet në Kosovë“, por veshet e Abazoviqit (lexo Abazo-hiçit) nuk e dëgjuan fare këtë këngë! Ky njeri që ende nuk ia heq mbiemrit të tij prapashtesën sllavo-serbe „viq“, i past haram 36-shkronjat e shqipës dhe vetë gjuhën shqipe të cilën e flet për faqe të zezë!
Të kallëpit të Abazoviqit janë edhe tre shqiptarët tjerë që u bënë pjesë e Qeverisë proserbe e proruse të Malit të Zi, të shpallur në mëngjesin e 31 tetor të këtij viti-2023. I tillë është Nik Gjeloshaj që në Qeverinë e re proserbe e proruse të Malit të Zi, e pranoi postin e Zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Ekonomisë; i tillë është edhe Fatmir Gjekaj që e pranoi postin e Ministrit për Minoritete dhe, i tillë është edhe Marash Dukaj që e pranoi postin e Ministrit të Administratës Publike. Edhe këtyre treve u qofshin haram 36-shkronjat e shqipes dhe vetë gjuha shqipe, të cilën edhe ata si edhe Abazoviqi e flasin dosido!
Këta tre ‚musketirët‘ shqiptarë: Gjeloshaj, Gjekaj dhe Dukaj, duke u bë pjesë e Qeverisë proserbe dhe proruse të Malit të Zi, fatkeqësisht janë renditur në anën e gabuar të historisë. Janë renditur hiç më pak se në anën e Serbo-Rusisë! dhe jo në anën e botës demokratike euro-amerikane. Duke u renditur në anën e Serbo-Rusisë, ata janë renditur në anën e kundërt të intresave të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Ballkan.
Partitë shqiptare në Maqedoni duhet ta pengojnë ardhjen në pushtet të partisë proruse të VMRO-së në Maqedoni, duke mos bërë koalicion qeveritar më këtë parti, kurse partitë shqiptare në Mal të Zi duhet ta pengojnë krijimin e Qeverive proserbe dhe proruse në Mal të Zi, duke mos bërë koalicione qeverisëse me partitë proserbe e proruse në Mal të Zi.
Mendoj se politikanët proserb e prorus të kallëpit të Andrija Mandiqit, Dritan Abazoviqin, Nik Gjeloshajn, Fatmir Gjekajn dhe Marash Dukajn, SHBA-të, Bashkimi Evropian, Shqipëria dhe Kosova duhet t`i shpallin non-grata.