Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, deshën të nisnin luftë të dielën

    29/09/2023 19:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Al Jazeera se sulmi terrorist i së dielës në veri të Kosovës nuk ishte “rezistencë civile apo vepër e bandave”, por sulm i “formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisura dhe përgatitur nga Beogradi” dhe që “u krye me urdhër të Serbisë.

    Kur u pyet nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, që Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

    “Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka theksuar shefi i ekzekutivit duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

    Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

    Kurti po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës, janë “Slobodan Millosheviq dhe Zheljko Ražnatoviq Arkan” të cilët siç deklaroi ai, dëshiron ta kthejë rajonin në vitet e 90-ta.

    Për më tepër, Kurti ka shtuar dhe se “grupet paramilitare” në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiqin dhe Radoiçiqin “Putin dhe Prigožin”.

    Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

    “Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, ka thënë Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.