Milan Radoiçiq i cili u dëshmua nga autoritetet e Kosovës se ishte në krye të grupit terrorit që sulmoi Policinë e Kosovës, po trajtohet në kryeqytetin serb.
Tashmë është konfirmuar se Radoiçiq është i plagosur dhe i shtrirë në repartin trauma 2 në Spitalin Ushtarak në Beograd.
Operatorët e spitalit kanë dhënë informata se ai është i shtrirë në repartin trauma 2.
Indeksonline ka publikuar një audi-inçizim të bisedës me personelin e spitalit.
Por me tu kuptuar se po bisedonin me gazetarë nga Kosova , kontaktet janë bllokuar nga spitali në fjalë.
Ndryshe Radoiçiq me grupin terrorist në orët e para të mëngjesit kanë filluar sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku për pasoj ka mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa është plagosur Alban Rashiti.
Ndërsa nga grupi terrorist kanë mbetën të vrarë deri tash 4 persona.
Sulmi në veri , nga institucionet vendore dhe të huaja po cilësohet terrorist dhe më i madhi që nga pas lufta.