Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kossev: Përgjegjësinë për targa Beogradi ia la në mënyrë të turpshme serbëve të Kosovës

    08/11/2023 09:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Serbi zgjedhjet janë tema kryesore, por jo për serbët në Kosovë. Në veri serbët presin në radhë për të riregjistruar veturat e tyre nga KM në targa RKS. Kështu ka vlerësuar redaktorja e KoSSev-t, Tatjana Llazareviq. Kur është fjala për draft-statutin e ri të Asociacionit, me përmbajtjen e të cilit publiku nuk është i njohur, Llazareviq ka thënë se mekanizmat që po krijohen do të merren më shumë me atë se si të mos cenohet sovraniteti i Kosovës, “në vend që të mbrohen serbët e Kosovës”.

    “Përkthyer, kjo nënkupton heqjen dorë nga kjo pjesë e “sovranitetit të Republikës së Serbisë” dhe (më tej) pranimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, pretendon Llazareviq.

    Ajo thekson se qeveria në Beograd në mënyrë të turpshme ia kaloi përgjegjësinë njerëzve në veri.

    “Për fat të keq, sovraniteti është transferuar qëllimisht në duart e popullit. Natyrisht, nuk po flas për demokracitë në të cilat populli është vërtet sovran, por në fakt për një transferim të turpshëm të përgjegjësisë nga autoritetet në Beograd në duart e komunitetit të dobësuar drastikisht të serbëve në veri, pas gjithë këtyre pasojave”, pretendon ajo, transmeton Paparaci.

    Nga thënia e autoriteteve serbe “Nuk ka dorëzim, Kosova mbetet”, serbët këto ditë presin në radhë për të hequr targat e Republikës së Serbisë nga veturat e tyre dhe për t’i vendosur targat RKS në zgjatjen re të afatit për (ri)regjistrim.

    Në më pak se një javë, 851 vetura i kanë ndërruar targat.

    Ata vendosën ta ndërmarrin këtë hap pas problemeve të përditshme që kanë gjatë vozitjes së veturave të tilla, me të cilat kanë lirinë e kufizuar të lëvizjes, por edhe koncesionin e heshtur nga Beogradi.

    “Me faktin se Beogradi nuk ua ka kumtuar, por në fakt u ka thënë – ‘hyni në radhë dhe ri regjistroni automjetet tuaja’”, ka thënë Llazareviq.

    Ajo thekson se çështja e targave është lënë në terren edhe kur është fjala për Prishtinën, duke ia lënë Policisë së Rajonit Veri të zgjidhë krizën rreth kësaj çështje.

    Duke kujtuar se ishte pikërisht ky Rajon që kërkoi shtyrjen e afatit për (ri)regjistrim.

    “Duket se i është lënë në dorë Policisë të Rajonit Veri të zgjidhë problemin e “pazgjidhshëm” në tryezën e lartë politike. Nga këndvështrimi i tyre, ata përdorin hapësirën e tyre të manovrimit të cilën me profesionalizim maksimal e shfrytëzojnë dhe punojnë. Nuk kanë përdorur masa represive në ditët e fundit dhe mua më duket se Prishtina e ka zgjedhur këtë qasje me shumë kujdes që të mos humbasë asgjë nga agjenda e saj e lartë politike – se nuk ka tërheqje, se ka afate”.

    Ndonëse data 1 dhjetor është caktuar si afat për riregjistrimin e automjeteve, Llazareviq megjithatë thotë se ky është një “detal teknik” dhe se policia do të vazhdojë me një qasje më pragmatike edhe pas këtij afati derisa i gjithë procesi i heqjes së targave serbe të përfundojnë së shpejti.

    “Dua të them se politika e nivelit të lartë e zhvendosi përgjegjësinë në policinë rajonale të veriut për t’iu qasur problemit në mënyrë më pragmatike, dhe Beogradi ia kaloi të gjithë përgjegjësinë serbëve nga veriu, në mënyrë që nesër presidenti të mund të thotë: “Epo mirë, e shihni, serbët këtë e bënë vetë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Beograd: Demonstratë e zhurmshme e studentëve kundër udhëheqjes populiste të Serbisë

    “Lista Serbe fajtor për dinarin”, Kërstiq: Serbët në depresion, viktimë e politikës nga Beogradi

    “Pranimin e targave nga Serbia, Kurti e bëri për çështje financiare”

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.