Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi: Grupet krimanale serbe po i sfidojnë institucionet e Kosovës

    25/09/2023 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi ka deklaruar se partia më e madhe e serbëve në Kosovë Lista Serbe, vazhdojnë t’i stimulojnë grupet kriminale serbe, duke përfshirë edhe grupin e terroristëve serbë që dje vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


    Gashi në Tëvë1, tha se këto grupe krimanale po i sfidojnë institucionet e Kosovës.


    “Një pjesë edhe të anëtarëve të partisë serbe mund të jenë të involvuar në këto grupe krimianale, kështu që në këtë drejtim në rafshin politik ato kanë stimulu dhe stimulojnë këto grupe të cilat jo vetëm tani, por mund të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Andaj në këto kohë të vështira kërkohet një bashkëveprim i të gjitha subjekteve në Republikën e Kosovës pa përjashtim që të përballohet kjo situatë”, tha ish-ministri i Brendshëm.


    Derisa sipas tij, skenarë të tillë si ai i djeshmi në Banjskë të Zveçanit mund të ndodhin edhe në të ardhmen.


    “Skenarë të tillë mund të ndodhin edhe në të ardhmen. Për mua nuk ka qenë befasi, sepse për skenarë të tillë kanë edhe qendra të stërvitjes, njëra prej tyre është ajo në Rashkë. Jo vetëm që stërviten por edhe financohen edhe në aspektin material dhe logjistik“, tha Gashi.
    Ai shtoi se “reagimi i Bashkësisë Ndërkombëtare ka qenë i vakët dhe i vonshëm, e që sipas tij, fatmirësisht ky skenar nuk u përmbyll me pritjet e grupeve krimianale”.


    Ndryshe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka shprehur ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe policit të Kosovës gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.


    Nga përleshja mes një grupi të armatosur dhe Policisë së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se katër sulmues të dyshuar janë vrarë gjatë përleshjeve në manastirin në Banjskë.

    Artikuj të ngjashëm

    1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

    Gashi: Serbia ka hequr dorë nga NATO-ja

    Gashi:Agjencia e Inteligjencës në Serbi po merr informacione direkte nga persona që jetojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.