Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjermania e thotë sërish: Kosova duhet të zbatojë zotimin për Asociacionin

    16/09/2023 09:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjermania dhe Franca, dy shtetet më të fuqishme të BE’së, po përpiqen t’i shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve duke propozuar planin që çoi në arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Por, përveç qeverive, shumë parlamentarë nga Europa merren me këtë zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi. Së fundi, nga Bundestagu erdhi në Prishtinë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth, i cili gjatë qeverisë të Angela Merkel në Gjermani kishte shërbyer edhe si ministër për Europë.

    Roth, pas takimeve që pati me krerët e vendit, në një takim me gazetarë dha edhe një ide të padëgjuar më parë se si mund të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai propozoi një strukturë federale që s’e cenon shtetësinë e Kosovës.

    Autoritetet gjermane kanë treguar nëse ideja e Roth ishte vetëm një opinion në Bundestag apo e ka edhe mbështetjen e qeverisë në Berlin.

    Gjermania thotë se mbetet e pandryshuar në pozicionin e saj dhe se Kosova duhet të zbatojë zotimin për Asociacionin në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Lidhur me zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, tha Christian Böttcher Udhëheqës për Kulturë dhe Media në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë për Express.

    Ai përmendi edhe deklaratat e fundit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, se “Kosova është ligjërisht e obliguar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe siç është përcaktuar në marrëveshjet përkatëse të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe kjo mund dhe duhet të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ASMM nga viti 2015”.

    Kjo përgjigje nga Böttcher u dha para takimit të 14 shtatorit Kurti-Vuçiq në Bruksel ku pikërisht mospajtimet për mënyrën e themelimit të Asociacionit çuan në dështim të këtij rundi të dialogut.

    Çka tha Roth në Prishtinë?

    Në takimin që pati me gazetarë të martën, Roth tha se është kundër një Republika Srpska 2.0 dhe e theksoi se Asociacioni është element kyç nga Marrëveshja e Ohrit.

    “Përsëri çështja më delikate është AKMSHS, implementimi i Asociacionit. Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër Republika Srpska’s 2.0 këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë qe 10 vjet. Dhe mendoj se nuk dua t’i lë në hije bisedimet e nivelit të lartë me spekulime. Dhe të dyja palët e dinë se sa me rëndësi është që të ecet para që të pajtohen për rezultate pozitive”, ka thekuar Roth.

    Roth kishte thënë se qeveria e vendit të tij mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se Gjermania dhe Franca e kanë prezantuar një koncept për negociata që kompromisi të bëhet më realist.

    Roth është ndër ata parlamentarë që iu shkruan letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatit të BE-së Josep Borrell dhe Sekretarit të Jashtëm Britanik James Cleverly, duke iu kërkuar qasje më të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë.

    E di që shumë njerëz këtu në Kosovë janë të zhgënjyer dhe kanë humbur durimin sepse BE jo gjithmonë ka luajtur një rol të drejtë kur është fjala për Kosovën”.

    Deputeti i SPD-së ishte deklaruar edhe kundër masave të ndërmarra nga BE-ja ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri, për të cilën përgjegjës e bën Beogradin.

    “Përplasjet në veri të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës e merr përgjegjësinë për problemet e komunikimit dhe për disa gabime, por në fund Vuçiq ka përgjegjësinë për këtë turmën brutale që sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe kjo është arsyeja pse serbët i kaluan vijat e kuqe”, kishte thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Roth: Kosova shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor, vendet e tjera po largohen nga vlerat evropiane

    Roth thotë se është i zhgënjyer që Serbia po vazhdon glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit

    Roth: BE dhe ShBA të ndalojnë së banalizuari atë që po ndodh në Serbi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.