Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.
Roth në një postim në “X” pas takimit që kishte me ka thënë se Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Ai ka shtuar se Kosova meriton më shumë mbështetje, duke shtuar se vendet e tjera të Ballkanit po largohen nga këto vlera evropiane.
“Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për një takim të mrekullueshëm. Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera evropiane. Kosova meriton më shumë mbështetje”, ka shkruar Roth.
E nga Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.
Thanks to @VjosaOsmaniPRKS for a great meeting. Kosovo is an encouraging example in the WB for its clear commitment to democracy,the rule of law + the fight against corruption. Unfortunately,other countries in the WB are moving away from these 🇪🇺values. 🇽🇰 deserves more support. pic.twitter.com/uNOAAqwsu4
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) October 1, 2024