Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku reagioi pas bastisjeve të Speciales në banesat e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliut, shkruan GazetaDemos.
Klinaku thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në mungesë të fakteve po vazhdon me filmat e tyre.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.
P.S
ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz.